Foto; Facebook, Policia e Kosovës

Arrestohen edhe dy të dyshuar për kazinotë në Karaçevë

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar edhe dy persona në vazhdimësinë e operacionit ndaj të dyshuarve për organizim te skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në rastin e Karaçevës.

“Drejtoria Rajonale, Gjilan në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë edhe me prokurorin e shtetit, pas intervistimit të dëshmitarëve dhe mbledhjes së provave materiale ka identifikuar edhe dy të dyshuar tjerë që kanë qenë të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme konkretisht të “Organizimit të Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se dy të dyshuarit ishin në kërkim policor dhe se pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me këtë rast  hetimet  janë në  vazhdim e sipër dhe në  kërkim edhe të dyshuarave  tjerë”, thuhet më tutje në komunikatë.