Karaçevë - 18.09.2020 FOTO KALLLXO.com

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për njërin nga pronarët e kazinove në Karaçevë, lirohen 9 të tjerë

Ndaj njërit prej pronarëve të kazinove ilegale në fshatin Karaçevë prokurorja Rozelida Manastiri ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit.

Ndërsa nga arrestimet për rastin e Karaçevës, me vendim të prokurorisë në Gjilan janë liruar edhe nëntë persona.

Kjo pasi që të njëjtit kanë pranuar fajësinë dhe të njëjtit kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë.

Prokurorja Rozelida Manastiri tha për KALLXO.com se të liruarit nuk do të lirohen nga pergjegjësitë e tyre, por vetëm nga masa e paraburgimit pasi që të njëjtit kanë pranuar edhe të bashkëpunojnë.

“Është kërkuar vazhdimi i masës së paraburgimit për dy persona. Njëri pronar i njërës nga kazinot dhe një tjetrit qytetar i cili po dyshohet për kontrabandë. Gjithashtu është bërë edhe lirimi i nëntë qytetarëve që janë të dyshuar për kontrabandë. Të njëjtit nuk do t’i ikin petgjegjësisë penale por janë liruar pasi kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë në lidhje me hetimet për rastin”, tha Manastiri.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për rastin e Karaçevës.

Javën e kaluar kallxo.com raportoi se janë liruar 15 persona per shkak se të njëjtit kishin pranuar fajësinë dhe kishin pranuar të bashkëpunonin me prokurorinë për zbardhjen e rastit.

15 nga të arrestuarit në rastin e Karaçevës pranojnë të bashkëpunojnë me Prokurorinë