Numri i të infektuarve të sotëm me COVID-19 nëpër komunat e Kosovës

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në ditët e fundit është rritur dukshëm.

Sipas IKShPK, komunat më të prekura në 24 orët e fundit janë Prishtina me 77 raste, Gjilani me 17 raste dhe Peja me 13 raste.

Komuna e Vushtrrisë me 10 raste e komuna e Vitisë me 8 raste.

Në Fushë Kosovë, Drenas, Lipjan e Podujevë kanë rezultuar pozitivë nga 6 qytetarë. Ndërsa në komunën e Dragashit 4 raste.

Në Deçan janë paraqitur 3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq, Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenicë.

Sipas IKShPK-së, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.

Sipas Institutit, numri total i rasteve pozitive është 6.467 raste nga 32.795 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 158 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.804.