Foto: Policia e Kosovës

Shoferit në Ferizaj i konfiskohet vetura, gjobitet me 500 euro dhe pesë pikë negative

Një 24-vjeçar në Ferizaj është gjobitur më 22.05.2024 nga Policia e Kosovës pasi ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse.

Ndaj tij Policia ka shqiptuar gjobë kundërvajtëse prej 500 euro, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë 6 muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.

“Policët e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 18:50 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj kanë ndaluar shoferin A.G (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit”- thuhet në njoftim.

Ndërsa Policia e Ferizajt ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe u ka bërë thirrje shoferëve që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.