Shpërndarja e materialeve nga KQZ-ja - 21.04.2024 - Foto: KALLXO.com
Policia e konsideron të qetë dhe pa incidente procesin e votimit në 4 komunat në veri të Kosovës
Policia e Kosovës njofton se procesi i votimit për apo kundër largimit nga funksioni i kryetarëve të 4 komunave në veri të vendit ka kaluar i qetë dhe pa incidente.
Sipas një njoftimi të Policisë, për të siguruar një proces të qetë kanë qenë të angazhuar mjaftueshëm zyrtarë policorë.
Qëllimi kryesor i urdhrit operativ ishte: krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët; sigurimi i qendrave të votimit, këshillave komunale, depove komunale, Qendrës së Numërimit të Rezultateve dhe depove qendrore; sigurimi i materialit sensitiv; inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale.
Më 21.04.2024 u votua për apo kundër largimit nga funksioni i kryetarëve të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
253 votues me të drejtë vote morën pjesë në këtë proces, sipas KQZ-së.
Në komunën e Leposaviqit kanë votuar 124 votues nga 13,674 apo 0.91%.
Në komunën e Zubin Potokut kanë votuar 18 votues nga 6,877 apo 0.26%;
Në komunën e Zveçanit nuk ka votuar asnjë votues nga 7,209, pra kemi 0%;
Në komunën e Mitrovicës së Veriut kanë votuar 111 votues nga 18,796 apo 0.59%.