Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Një grua goditet me motoçikletë në Prishtinë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur më 07.04.2024 në Prishtinë.

Viktima dyshohet se është goditur nga një person me motoçikletë.

Sipas Policisë, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Në njoftim thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime, ka njoftuar Policia.