(Ilustrim) - Foto: KALLXO.com

Nga QKUK flasin për gjendjen e personit që u plagos sonte në Prishtinë

Nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën sonte në Prishtinë u plagos një person.

Ai më pas u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim. Aktualisht gjendja e tij është stabile.

Mjeku kujdestar, Ejup Govori, në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se viktima ka plagë në ekstremitete të poshtme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Ai ka thënë se i plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Po ashtu, Borovci tha se Policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.