Ndërtesa e Qeverisë do të ndriçohet për Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në shënim të Ditës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, sonte në 19:30, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës do të ndriçohet me lulen anemonë, simboli që përfaqëson të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Kështu, Qeveria e Kosovës e mbështetë fushatën “Bëhu zëri im”, në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe luftim të stigmës që akoma mbizotëron në shoqëri ndaj dhunës seksuale, të përdorur si armë lufte nga Serbia në Kosovë” – thuhet në njoftim.

Në shënim të Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri nderime te memoriali “Heroinat”, në Prishtinë.

Kryeministri Kurti citohet të ketë thënë se viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, gra e vajza, por edhe djem e burra, kanë paguar një çmim të lartë fizik, psikik, emocional për shtetin e për lirinë tonë.

Kurti bën nderime të memoriali ‘’Heroinat’’ në Prishtinë: Janë mbi 20 mijë të përdhunuar nga lufta në Kosovë