Hekuran Murati. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Murati: Kallëzimin penal e dorëzoi PDK në emër të SBASHK-ut

 

Ministri i Financave, Hekuran Murati sot gjatë interpelancës për çështjen e mosekzekutimit të pagave pës mësimdhënësit ka thënë se partitë opozitare kanë qëndruar prapa organizmit të grevës.

Murati ka thënë se kallëzimin penal kundër tij, PDK e ka dorëzuar më emër të SBASHK-ut.

“E kemi pa që sa e sa ditë japin ultimatum herë PDK-ja, herë SBASHK-u, herë LDK-ja, në fund kallëzimin penal e dorëzoi PDK-ja në emër të SBASHK-ut. U pa që kush ka qëndru mbrapa këtij organizimi për të sabotuar punën e shtetit për të lënë mbi 300 mijë fëmijë pa mësim, pra ishin këto parti opozitare”- ka thënë ai.

Murati tutje ka thënë se pas përfundimit të grevës janë shpërfaqur disa fakte.

Sipas tij një fakt tjetër është se mësimdhënësit nuk janë pyetur për fillimin e grevës.

“Mësimdhënësit nuk janë pyetur fare kur është nisur greva, as kur janë dhënë ofertat e Qeverisë, i vetmi rast kur mësimdhënësit u pyeten ishte për të dalë nga greva dhe aty votuan më shumicë për të mos vazhdu greva, kjo është hera e parë që i keni pyet mësimdhënësit”- ka thënë tutje Murati.