Ilustrim

Mosmarrëveshja në rrjete sociale që kaloi në rrahje, pati edhe të shtëna

Dhjetë persona janë arrestuar nga policia në Gjakovë pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje mbrëmjen e datës 08.03.2024. 

Policia ka njoftuar se në rast pati edhe të shtëna me armë zjarri. 

Dyshohet se ngjarja nisi për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin pasur në rrjete sociale. 

Si pasojë lëndime kanë pësuar dy nga të dyshuarit të cilëve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore te një i dyshuar tjetër kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur.  

Me vendim të prokurorit, dhjetë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si posedim, përdorim dhe armëmbajtje pa leje.