Mitrovicë, plagoset një person me armë gjuetie

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka mbetur i plagosur me armë gjuetie në Mitrovicë këtë të diele.

Policia e Kosovës njofton se rasti ishte raportuar nga Spitali Rajonal, pasi që viktima kishte kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga goditja me armë.

Sipas Policisë, në lidhje me rastin janë marrë të gjitha veprimet sipas procedurave dhe rasti është duke u hetuar.