Ilustrim

Mitrovicë, dorëzon në polici para të falsifikuara që i kishte tërhequr në Suedi

Një qytetar në Mitrovicë ka dorëzuar në polici 7 kartmonedha nga 200 euro të cilat sipas verifikimit të cilin ai e kishte kryer në një bankë, kishin rezultuar se janë të dyshuara si të falsifikuara.

Sipas policisë,  ankuesi këto kartëmonedha i kishte marrë (tërhequr) nga një institucion mikro-financiar në Suedi.

Policia potencon se kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme, derisa rasti është në hetime.