Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Hudhet një mjet shpërthyes në një shtëpi në Mitrovicë

Në një shtëpi private nga persona të panjohur është hedhur një mjet shpërthyes në Mitrovicë të enjten më datë 18.04.2024, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e derës hyrëse të shtëpisë.

Ekipi i Policisë kanë dalë në vend të ngjarjes.

Sipas raportit policor nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.