Rregullimi i semaforëve pas raportimit të KALLXO.com
Pas raportimit të KALLXO.com, Komuna e Mitrovicës rregullon semaforët në qendër të qytetit
18.4.2024 - 18:20
KALLXO.com raportoi sot, më 18.04.2024, për mosfunksionimin e semaforëve në Mitrovicë.
Mosfunksionimi i semaforëve në rrugën “Shemsi Ahmeti”, e cila gjendet në qendër të Mitrovicës, ka shkaktuar rrëmujë në këtë pjesë, pasi që shoferët e automjeteve dhe këmbësorët nuk mund të koordinoheshin për shkak të mosfunksionimit të semaforëve.
Qytetarët ankoheshin për tollovinë në trafik.
Ndërsa pas raportimit të KALLXO.com, Komuna e Mitrovicës së Jugut ka rregulluar semaforët.