Ilustrim
Ryshfet, arrestohen në Mitrovicë një person zyrtar dhe një shtetas i Serbisë
25.4.2024 - 10:16
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 24.04.2024 në Mitrovicë janë arrestuar dy persona, njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri i Kosovës, nën dyshimin për dhënie dhe marrje ryshfeti.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit të të dyshuarit- person zyrtar, janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme 135 euro, që dyshohet se janë pranuar si formë e ryshfetit.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.