Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Mesazhet telefonike me linqe të dyshimta - Policia u bën thirrje qytetarëve për kujdes - FOTO

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga mesazhet telefonike të cilat përmbajnë linqe të dyshimta.

Kjo pasi, sipas Policisë, duke klikuar në to mashtruesit mund të fitojnë qasje në llogaritë bankare të tyre apo të dhëna të tjera.

Policia ka njoftuar se kanë vërejtur një rritje të ankesave të qytetarëve për raste të këtyre mashtrimeve.

Për të mbrojtur qytetarët nga këto mashtrime, Policia ka dhënë disa këshilla.

“Mos klikoni asnjë link të dyshuar që e pranoni përmes mesazheve (SMS) telefonike. Mos jepni të dhënat tuajt personale si fjalëkalime, apo informacione bankare përmes faqeve të panjohura. Verifikoni çdo mesazh të dyshimtë, duke kontaktuar drejtpërdrejt institucionin ose Kompaninë që pretendohet se ju ka dërguar mesazhin. Raporto rastin tek autoritetet përkatëse, ose te banka e juaj (të bllokojnë transferin e të hollave), nëse keni dhënë informacione të ndjeshme.” – thekson PK-ja.

Policia u ka kërkuar qytetarëve se për çdo dyshim në lidhje me këto mesazhe, apo nëse mendojnë se kanë rënë pre e tyre të kontaktojnë menjëherë autoritetet përkatëse.