Ilustrim

Maskat të armatosur grabisin në një pompë derivatesh në Prishtinë

Tre persona të armatosur dhe të maskuar, dyshohet se kanë kryer një grabitje në një pompë të derivateve në Rrugën “Mon Balaj’ në Prishtinë. Policia ka njoftuar se të dyshuarit kanë grabitur nën kërcënimin e armës nga viktimat rreth 800 euro.

“Ankuesit kanë njoftuar policinë se derisa ishin në vendin e punës në një pompë derivatesh, aty kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së shkurtë kanë grabitur 770 euro. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë. Rasti në hetime”.

Policia ka njoftuar se në një rast tjetër janë arrestuar në Rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë dy persona të mitur pasi dyshohen se në kërcënimin e thikës ia kanë grabitur një të mituri pesë dollarë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur pasi që nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur pesë dollar viktimës mashkull kosovar i mitur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.