Flamuri i Ukrainës - Foto: Faqja zyrtare e Presidencës ukrainase

Lufta në Ukrainë: Jetët e fëmijëve të humbur në luftë

Numri i civilëve të vrarë gjatë pushtimit rus të Ukrainës po rritet çdo ditë.

Deri të dielën, komisioneri i Ukrainës për të drejtat e njeriut tha se numri i viktimave civile ishte 210, duke përfshirë disa fëmijë.

Mes të vdekurve është një vajzë e quajtur Polina, e cila ishte në vitin e fundit të shkollës fillore në kryeqytetin Kiev.

Sipas autoriteteve lokale të Kievit, ajo dhe prindërit e saj u qëlluan për vdekje nga një grup sabotazhi dhe zbulimi rus në një rrugë në veriperëndim të kryeqytetit.

Vëllai dhe motra e Polinës u dërguan në spital. Motra e saj është në kujdes intensiv dhe vëllai i saj u dërgua në një spital të veçantë për fëmijë.

Foto: BBC

Disa civilë të tjerë kanë vdekur.

Një vajzë shtatë vjeçare vdiq në një sulm në një kopsht fëmijësh dhe 10 anëtarë të komunitetit etnik grek të Ukrainës u vranë kur fshatrat e tyre u vunë nën zjarr në jug të Ukrainës.

Sot, është dita e pestë e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë./BBC