
LIVE - Intervistë me kryeprokurorin e Ferizajt, Shukri Jashari
Në emisionin e sontëm “Kallxo Përnime” do të transmetohet intervista ekskluzive me Shukri Jasharin, Kryeprokuror i Prokurorisë në Ferizaj.
Gjatë intervistës me kryeprokurorin, ai do të tregojë më shumë detaje për:
– Dosjet e vrasjeve në rajonin e Ferizajt;
– Çka pa ai në vendin e ngjarjes pas vrasjes së Gazmend Hysenit, më 28 maj 2022 në Ferizaj;
– Cilat ishin fjalët e viktimës para momentit të vrasjes?
– Kryeprokurori tregon detajet për rrëfimin se si e plagosi zyrtari policor dorasin e Gazmend Hysenit;
– Jashari tregon se cilat janë pistat e hetimit në rastin e vrasjes së Gazmend Hysenit;
– Cilat janë zhvillimet pas vrasjes dhe çka thotë kryeprokurori për armëmbajtësit pa leje?
– Kryeprokurori Jashari flet për hetimet rreth Dardan Krivaqes, të dyshuarin kryesor në rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj;
– Detajet nga vrasja që tronditi Kaçanikun;
– Ku janë hetimet për drogën që erdhi nga Turqia në Kosovë;
– Jashari tregon se a priten arrestime të reja në rastin Brezovica;
– Kryeprokurori ka folur edhe për dosjet e korrupsionit në rajonin e Ferizajt;
Për këto dhe shumë detaje të tjera na ndiqni sonte në RTV Dukagjini dhe live në KALLXO.com.