Naim Tërnava, Foto: BIK në facebook

Për Fitër Bajram, myftiu Tërnava përsërit se është shqetësuese diskutimi për 'ligjet e reja rreth familjes'

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava në fjalimin e tij gjatë faljes së Fitër Bajramit bëri thirrje për harmoni e toleranë ndaj njëri-tjetrit e të ruhet trungu familjar, derisa e konsideroi shqetësuese diskutimin e ligjeve për familjen, që sipas tij, bien ndesh me vlerat e kësaj shoqërie.

“Me të drejtë feja islame e ka vënë familjen në qendër të shqetësimeve të saj, pasi që e konsideron bazë për stabilitetin dhe mirëqenien e shoqërisë. Kushdo prej nesh që përcjell diskutimet, por edhe debatet e shumta që po zhvillohen kohëve të fundit në vendin tonë për aprovimin e disa ligjeve rreth familjes, sheh se këto përpjekje bien ndesh me identitetin, fenë dhe vlerat morale që posedon shoqëria jonë”- u shpreh ai.

Tërnava theksoi se këto përpjekje, duke iu referuar kodit civil që po diskutohet tash e një kohë nga Kuvendi dhe deputetët, janë për shkatërrimin e familjes.

“ Përpjekjet në këtë drejtim janë për shkatërrimin e familjes, zhdukjen apo dobësimin e moralit të lartë që bartë ky popull, ngase synohet një shoqëri qëjeton pa ndjenja të lidhjes emocionale me familjen, të afërmit, traditën, zakonet, dhe fisin, dhe ndikimin që këto elemente kanë në ruajtjen e kohezionit social dhe përkushtimin moralbrenda shoqërisë sonë. Duhet ditur se është urdhër hyjnor që familja duhet të jetë e kompletuar, ta dijë se kë e ka babë e nënë, gjysh e gjyshe, vëlla e motër”- tha Myftiu Tërnava gjatë fjalimit të tij.

Më tej, Tërnava përmendi edhe dukurinë e vrasjeve dhe vetëvrasjeve, sipas tij në rritje, që janë shqetësuese për shoqërinë.

“Para luftës rrallë herë kemi dëgjuar për vetëvrasje derisa tani është bërë një dukuri shqetësuese kur shohim e dëgjojmë se një numër i konsiderushëm po e zgjedhin vrasjen apo vetëvrasjen. Sfidat me të cilat ballafaqohemië janë të shumta e të shpeshta, ngatrresa të ndryshme, skizofrenia, bullizmi, papunësia, izolimi social, vetmia. Islami nderon jetën, ndalon njeriun për cdo të keqe t’ia bëjë vetes. Ne si Bashkësi Islame jemi të shqetësuar me ëkto raste në rritje”- shtoi Tërnava.

Derisa, për fund u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullësisë.

“Kanë kaluar 13 vjet nga regjistrimi i popullatës në Kosovë, mos hezioni që të regjistroheni, ky është shërbim qytetar”- u shpreh myftiu Tërnava.