Ilustrim

Lipjan, arrestohet një person i dënuar për dhunim

Një 33-vjeçar është arrestuar sot në Lipjan pasi po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës.

Sipas njoftimit, i njëjti është i dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale – dhunim.

“Ndaj personit të dyshuar, A. M, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë aktive urdhëresa (pesë vite burgim) për veprën dhunim”- thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.