Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kurti tregon se si të rinjtë mund të pajisen me Kartën Rinore Evropiane

Kryeministri Albin Kurti ka treguar përmes një postimin në Facebook si se të rinjtë kosovarë mund të pajisen me Kartën Rinore Evropiane.

Çdo i ri dhe e re nga mosha 15-vjeçare deri në moshën 29-vjeçare, nga tash mund të pajiset me Kartën Rinore Evropiane (EYC) në Platformën shtetërore eKosova.

Si partner institucional i Këshillit të Evropës nga viti 1991, Karta ofron mbi 60,000 zbritje dhe përfitime të menjëhershme në Evropë, dhe shumë shpejtë ajo do të popullohet edhe me përfitimet brenda Kosovës.

“Me liberalizimin e vizave, dyfishimin e numrit të të rinjve të punësuar dhe mijëra bursa studimore vjetore, duam që t’i shohim të rinjtë tanë duke i ndjekur ëndrrat, parë botën dhe duke na bërë krenarë si përherë. Duam që të mbyllet hendeku mes talentit të tyre dhe mundësive krahas bashkëmoshatarëve në botë. Sepse në fushë loje të barabartë, janë dëshmuar rezultatet e rinisë sonë” – ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri Kurti ka thënë se koston për pajisen me kartë digjitale për çdo të rinj e mbulon Ministria e Kulturës.

“Me EYC, po i bashkohemi 30 vendeve anëtare, por po bëhemi të parët që ofrojmë kartën në formë digjitale dhe automatike, koston e së cilës për çdo të ri, pa dallim, e mbulon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit” – ka shkruar kryeministri në Facebook.

dhjetor të 2023, MKRS pat bërë të ditur se Kosova është anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare “Shoqata Europiane e Kartës Rinore” (European Youth Card Association, EYCA).

Të rinjtë kosovarë që do të pajisen më këtë kartë do kenë mundësitë dhe përfitimet e barabarta si të gjithë të rinjtë e Evropës.