Albin Kurti dhe Mehmet Kraja Foto:ZKM

Kurti takon kryeakademikun Mehmet Kraja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademikun Mehmet Kraja.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, në takim u theksua rëndësia e projektit madhor mbi enciklopedinë shqiptare, i nisur nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët të vitit të kaluar.

Tutje në komunikatë bëhet e ditur se akademiku Kraja ka shprehur përkushtimin e tij dhe të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për hartimin e Enciklopedisë shqiptare, teksa e njoftoi kryeministrin me punën dhe arritjet kryesore të Akademisë.

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëfinancimin e projektit në albanologji Enciklopedia shqiptare është në mesin e 19 marrëveshjeve të nënshkruara nga Qeveria Kurti dhe Qeveria Rama në qershor të vitit të kaluar.

 

Këto janë 19 ujditë e Kosovës dhe Shqipërisë