Albin Kurti dhe Edi Rama, Foto: Qeveria e Kosovës

Këto janë 19 ujditë e Kosovës dhe Shqipërisë

Kosova dhe Shqipëria kanë lidhë 19 marrëveshje, protokolle e memorandume bashkëpunimi në mbledhjen e tetë radhazi mes dy qeverive.

Gjatë takimet të përbashkët qeveritar, kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama u zotuan për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve.

Zyra për media e ekzekutivit kosovar njoftoi për të gjitha marrëveshjet ndërqeveritare të nënshkruara m2 20 qershor në Prishtinës mes dy qeverive shqiptare:

  1. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për pranimin e studentëve në institucionet e arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
  2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar dhe pagesën e shpenzimeve gjatë punëve të kryera në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë/Kukës (Vërmicë/Prizren).
  3. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës për regjimin e trafikut lokal të kufirit në zonat kufitare ndërmjet kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
  4. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës për bashkëpunim në fushën e gjendjes civile.
  5. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfere të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë, për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për bashkim doganor
  6. Marrëveshje Administrative për zbatimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
  7. Memorandum mirëkuptimi për sektorin e energjisë ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë.
  8. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës për bashkëpunim mbi zhvillimin e terminalit lungomare të Vlorës.
  9. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për vlerësimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri-Kosovë.
  10. Marrëveshje bashkëfinancimi ndërmjet Ministrisë Së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë Së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor Dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për studimin e fizibilitetit dhe projekt – idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.
  11. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e zbatimit të programeve të mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës Së Kosovës.
  12. Marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim përvojash në proceset teknike ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.
  13. Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë për shërbimin e ndërsjellë ndërkufitar ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
  14. Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën farmaceutike dhe të pajisjeve mjekësore ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
  15. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës për krijimin e një platforme të përbashkët digjitale të informacionit dhe promovimit turistik.
  16. Marrëveshje ndërmjet Ministrit së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës për bashkëpunim në fushën e rinisë.
  17. Marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë Së Mbrojtjes Së Republikës Së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e kërkim shpëtimit malor dhe ujëra territoriale.
  18. Deklaratë e përbashkët e Ministrave të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
  19. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëfinancimin e projektit në albanologji Enciklopedia shqiptare.