Albin Kurti
Kurti: Plani i BE-së mundëson njohjen de-fakto, si ajo e dy Gjermanive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se “Punoj shumë që t’i bindi ata ta ndërrojnë mendjen. Janë pakicë, por kanë fuqi vetoje”.
Këtë Kurti e ka thënë në një intervistë për gazeten franceze “Le Monde”. Tutje Kurti tha se BE-ja është fati ynë, teksa shtoi se duke e inkuadruar Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, “BE-ja mbron Evropën”.
Kurti tha se në parim e mbështet planin evropian, i cili tha se ofron “njohje de fakto” mes dy vendeve, “si ajo që ishte bërë mes dy Gjermanive në vitin 1972”.
“E mbështes, në parim, planin aktual të mbështetur nga BE-ja, në veçanti nga Franca dhe Gjermania, i cili insiston në demokraci, integritet territorial, sovranitet, sundim të ligjit, vetëvendosje… Ai mundëson njohjen de fakto mes dy vendeve, si ajo që ishte bërë mes dy Gjermanive në vitin 1972”.
Sipas tij, edhe përkundër luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit, të rinjtë po ikin nga vendi.