Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti 18.09.2023 Foto: Valon Fana/ KALLXO.com

Kurti flet për ekzekutivin që drejton: Jemi të pakrahasueshëm me qeveritë paraprake

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe shefi i qeverisë kosovare, Albin Kurti ka folur për punët që po kryen ekzekutivi që ai drejton.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti tha se punësimi i të rinjve është dyfishuar, prej kur ai është në pushtet.

“Sukseset e Qeverisë janë më të dukshme e më të pranishme. Jemi të pakrahasueshëm me qeveritë paraprake. Ma gjeni një qeveri që e dyfishon punësimin e të rinjve brenda një mandati” – tha ai.

Ndër të tjera, a foli edhe për rritjen e buxhetit të shtetit ndërsa, viti i ardhëm sipas Kurtit do të fokusohet edhe në një drejtim tjetër.

“Viti 2024 duhet të jetë vit i përgatitjes për procese zgjedhore për vitin 2025″ – u shpreh kryeministri.

“Këta para nesh, pasuroheshin individët, e tash i ka kap sikleti se pse pasurohet shteti. Me neve ndryshon buxheti i shtetit, dhe jo kontot e individëve” – shpreh Albin Kurti.