Kujdes: Policia zbaton vendimin e Qeverisë për masat e reja

Policia e Kosovës më saktësisht dhomat komanduese kanë pranuar mëngjesin e sotëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar masat e reja.

Vendimi parasheh se që  nga dita e sotme  qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve të bëhet vetëm në kohë të caktuara.

Emaili është dërguar nga ana e Qendrës Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

KALLXO.com mëson se email-i i është dërguar të gjitha dhomave komanduese në të gjitha rajonet e Kosovës dhe në të cilin përfshihet vetëm vendimi me masat e reja por pa ndonjë mbishkrim për të.

KALLXO.com mbrëmjen e kaluar raportoi se vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe masat e reja të cilat parashihen do të i zbatoj edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Gjenerali i FSK-së për vendimin e Qeverisë: Ne respektojmë çdo vendim

Vendimi i Qeverisë, në cilat orë nuk mund të dilni jashtë?