Rashit Qalaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryeministri Hoti shkarkon Rashit Qalajn

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar që kryeministri Avdullah Hoti ka shkarkuar Rashit Qalajn nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Në njoftimin e ZKM-së thuhet se shkarkimi i tij është bërë duke u bazuar edhe në raportin e performancës së drejtorit.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, potencohet në njoftimin e ZKM-së.

ZKM ka njoftuar se në përputhje me Ligjin për Policinë, kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmetin, ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.