Mbledhja e KQZ-së FOTO-Amire Qamili- Çollaku/KALLXO.com

KQZ pranon rekomandimet e Sekretariatit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar katër rekomandime të cilat i ka dhënë Burim Ahmetaj kryeshef ekzekutiv i Sekretariatit të këtij organi, për rinumërimin e 494 vendvotimeve.

Sipas KQZ-së arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë̈ me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime).