Klinë, aksident mes një autobusi dhe një veture, 2 të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime nga një aksident që ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Drenoc të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, tha për KALLXO.com se të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor ndërsa lëndimet nuk kane qenë serioze.

Në anën tjetër Gashi tregoi edhe se të përfshirë në aksident kane qenë një autobus dhe një veturë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.