Ilustrim

Kapen në market duke vjedhur, policia arreston dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar të premten më 29.03.2024 në Prishtinë.

Sipas forcave të rendit, ata janë zënë duke vjedhur në një market.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë arrestuar për shkak se janë kapur duke vjedhur në një market. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.