IPK kërkon suspendimin e një rreshteri në Leposaviq

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka kërkuar suspendimin e një zyrtarit policor me gradën rreshter.

Sipas njoftimit të IPK-së, zyrtari policor në stacionin policor për mbikëqyrje kufitare Leposaviq, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Dje me datën 09 gusht 2023, si rezultat i veprimeve hetimore IPK ka parashtruar kërkesë Drejtorit Rajonal të Policisë Kufitare Veriu për suspendim në kohëzgjatje deri në tri ditë (3) ndaj një zyrtarit policor me gradën Rreshter, i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq – Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së”- thuhet në njoftimin e IPK-së.

Ky rast, sipas IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.