Procesi i veriut - VIDEO

Ka përfunduar votimi i 21.04.2024 për katër komunat në veri në vendit për apo kundër shkarkimit të kryetarëve të komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Numri i qytetarëve që votuan në këto komuna ishte i ulët.

Cilat janë opsionet tash e tutje për veriun?

Sonte në Kallxo Përnime diskutohet për procesin e votimit në 4 komunat në veri.

Të ftuar janë: Branislav Kërstiq, gazetar, Arianit Elshani, PDK, Enver Dugolli, LVV, Shkëlqim Jakupi, ish-drejtor ligjor në MAPL dhe Kreshnik Gashi, KALLXO.com.

Sipas të dhënave të KQZ-së pjesëmarrja e qytetarëve në votime ishte:

Zubin Potok – 18 votues nga 6,877 me të drejtë vote.

Zvecan, 0 votues nga 7,209 me të drejtë vote.

Mitrovicë e Veriut – 111 votues nga 18,796 me të drejtë vote.

Leposaviq – 124 votues nga 13,674 me të drejtë vote.