
Shtetasi i Serbisë dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin, kapet nga Policia në Leposaviq
24.4.2024 - 10:12
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje kanë vërejtur një automjet të dyshimtë të cilin e drejtonte një i dyshuar, shtetas i Serbisë.
Ngjarja ka ndodhur më 23.04.2024 në 19:30h në Sharpel të Leposaviqit.
Sipas PK-së, i dyshuari kishte hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Në raportin 24-orësh policor është thënë se njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar.
Tutje u njoftuar se në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.