Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut
Inspektorati i MINT inspekton në terren çmimet e teksteve shkollore
Inspektorati për Mbikëqyrjen e Tregut ka njoftuar se ka inspektuar 30 operatorë ekonomikë për monitorimin e çmimeve të teksteve shkollore dhe garantimin e mbrojtjes së të drejtave të autorit.
“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka inspektuar mbi tridhjetë (30) operatorë ekonomik të ndryshëm të cilët ushtrojnë këtë veprimtari dhe në të gjitha rastet ku janë konstatuar shkelje të dispozitave ligjore, inspektorët e tregut kanë marrë masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi” – thuhet në njoftimin e MINT-it.
MINT ka njoftuar se do të vazhdojë të monitoroj çmimet e teksteve shkollorë në të gjithë tregun.
“Po ashtu, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdoj edhe ditëve në vijim që në mënyrë rigoroze të monitorojë çmimet e teksteve shkollore në të gjithë tregun, me qëllim sigurimin që ato të jenë të arsyeshme dhe të përputhshme me rregullat e konkurrencës dhe mbrojtjes së konsumatorit” – thuhet tuje në reagim.
Inspektori u ka bërë thirrjë palëve që të sigurohen për një treg të drejtë dhe transparent.
“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut i bën thirrje të gjithë akterëve të përfshirë, të bashkëpunojnë me autoritetet kompetente për të siguruar një treg të drejtë dhe transparent, duke respektuar të drejtat e autorëve dhe duke siguruar çmime të arsyeshme për tekstet shkollore”- theksohet në njoftimin e MINT.
Njëri nga ligjet e rëndësishme që synonte të rregullonte përdorimin e të drejtave të autorit, edhe pse është miratuar në vitin 2013 ende nuk gjen zbatim.
Ligji për të drejtat e autorit rregullon që prodhimet si artikujt, fotografitë, këngët, video materialet, etj, nuk mund të transmetohen e ritransmetohen pa lejen e autorëve.
Mirëpo një hulumtim i BIRN zbardhë se sistemi i drejtësisë ende nuk ka arritur të gjykojë e hetojë paditë të cilat janë adresuar nga palët për këtë temë.
Në dy vitet e fund, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nisi një praktikë të re për subvencion të librave shkollor të klasave nga 1-9. Praktika u përcoll me kritika nga prindërit, përfaqësues të drejtorive të arsimit e organizatat e shoqërisë civile që e monitorojnë arsimin në Kosovë.
Qendra Kosovare për Studime Gjinore gjatë muajit korrik të vitit 2025 publikoi një hulumtim mbi skemën e subvencionimit të librave shkollorë. Hulumtimi që ishte realizuar në teren nga UBO Consulting, tregoi që prindërit ishin ta pakënaqur me skemën e re. Po ashtu, u konstatua vonesë në pajisje me libra në fillim të vitit, e gjithashtu, prindërit treguan se paratë që ua ndau ministria për blerje të librave nuk u mjaftuan.