Foto: Ilustrim
Identifikohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Novobërdë, dërgohet për trajtim mjekësor
17.2.2026 - 10:14
Policia e Kosovës ka identifikuar një të dyshuar në lidhje me një rast të vjedhjes së rëndë të raportuar më 09.02.2026 në Novobërdë.
Sipas njoftimit zyrtar, për shkak se i dyshuari nuk ishte në gjendje të mirë psikike, me vendim të prokurorit ai është dërguar për trajtim në Spitali i Gjilanit.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK-47, një armë të gjatë (snajper), dy pushkë të gjata, 321 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë si dhe dy leje për armë zjarri.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.