Agim Gërbeshi, i dyshuari për "detyrim" dhe "armëmbajtje pa leje"- Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

I vazhdohet paraburgimi Agim Gërbeshit, i dyshuar për detyrim dhe armëmbajtje pa leje

Gjykata e Mitrovicëss, dega në Vushtrri, i ka caktuar edhe një muaj paraburgim Agim Gërbeshit, i cili ishte shpallur në kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga organet e rendit të Kosovës pasi dyshohet për veprat penale – detyrim, dhe – armëmbajtje pa leje.

Deri tani, Gërbeshi e ka mbajtur dy muaj paraburgim.

Lajmin e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësja e kësaj Gjykate, Hateme Haxhaj.

KALLXO.com kishte publikuar pamje të të dyshuarit në momentin kur duarlidhur ishte sjellë në Gjykatë më 05.02.2026.

Seanca ka qenë e mbyllur për publikun.

Arrestohet Agim Gërbeshi, kërkohej për detyrim dhe armë pa leje

KALLXO.com kishte raportuar ekskluzivisht për arrestimet në fshatin Ropicë si dhe ka sjellë pamje të secilit të dyshuar duke hyrë në Gjykatë në Vushtrri.

Për masën e sigurisë ndaj katër anëtarëve të familjes Gërbeshi, të cilët dyshohen për veprën penale – detyrimi, dhe vepra të tjera, ka raportuar KALLXO.com më 22.09.2025.

Gjykata vendos për personin që dyshohet se i ndihmoi anëtarët e familjes Gërbeshi nën dyshimin për detyrim