Foto-ilustrim
Edhe një muaj paraburgim për Agim Gërbeshin, i dyshuar për detyrim dhe armëmbajtje pa leje
Gjykata e Mitrovicës, dega në Vushtrri, ka caktuar edhe një muaj paraburgim për Agim Gërbeshin, i cili ishte shpallur në kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga organet e rendit të Kosovës pasi dyshohet për veprat penale – detyrim, dhe – armëmbajtje pa leje.
Gërbeshi e ka mbajtur një muaj paraburgim.
“Me aktvendim, të pandehurit A.G. i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji dhe do t’i llogaritet nga data 05.03.2026 deri më 04.04.2026”- konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësja e Gjykatës, Hateme Haxhaj.
KALLXO.com kishte publikuar pamje të të dyshuarit në momentin kur duarlidhur ishte sjellë në Gjykatë më 05.02.2026.
Seanca ka qenë e mbyllur për publikun.
KALLXO.com kishte raportuar ekskluzivisht për arrestimet në fshatin Ropicë si dhe ka sjellë pamje të secilit të dyshuar duke hyrë në Gjykatë në Vushtrri.
Për masën e sigurisë ndaj katër anëtarëve të familjes Gërbeshi, të cilët dyshohen për veprën penale – detyrimi, dhe vepra të tjera, ka raportuar KALLXO.com më 22.09.2025.
Arrestohet Agim Gërbeshi, kërkohej për detyrim dhe armë pa leje