Hovenier: Jemi të shqetësuar për ndalimin e zëvendësdrejtorit të Policisë, Jankoviq
Ambasadori i ShBA-s në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur i shqetësuar për ndalimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.
Këto deklarata ambasadori amerikan i dha para mediave pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani më 18.04.2024.
“Jankoviq është i njohur mirë nga Ambasada Amerikane dhe shumë të tjerë. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar. Ai është dikush që e njohim prej shumë vitesh. Ai ka shpenzuar shumë energji dhe kohë në polici duke ndihmuar shumë në integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Ne jemi të shqetësuar dhe shpresojmë që të lirohet shpejtë” – ka thënë ambasadori Hovenier.
Më 17.04.2024, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njoftoi se 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serbë) janë ndaluar në kalimet kufitare Merdarë, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.
Të gjithë janë liruar, përveç zëvendësdrejtorit i përgjithshëm të Policisë, Dejan Jankoviq. Më 18.04.2024, Kurti ka thënë se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Dejan Jankoviq, vazhdon të mbahet në burg në Serbi.