Foto: Policia e Kosovës

Gjuajti me armë në aheng familjar, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës sot në mesditë pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Llukarë të Prishtinës.

“Marrja e informatave në rrugë operative se në fshatin Llukarë të Prishtinës, një i dyshuar kishte  shtënë me armë zjarri në një aheng familjar,  ka rezultuar me  angazhim specifik policor me ç’ rast është arrestuar i dyshuari B. G, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

Sipas policisë, pas kontrollit është sekuestruar edhe një revole të tipit TT, kalibër 7.62 mm dhe 25 fishekë.

“Ndaj të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si dhe Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” për tu proceduar më tej në procedurë”, njofton policia.