Foto: Ilustrim

Gjilan, vidhen veshmbathje dhe kabllo të rrymës nga magazina e një kompanie

Më datë 21 mars pas mesnatës njësitet policore në Gjilan kanë ndaluar dy persona të dyshuar të gjinisë mashkullore tek të cilët pas kontrollit janë gjetur 6 palë patika, 6 palë farmerka dhe kabllo të rrymës.

Në raportin e policisë thuhet se lidhur me këtë rast është intervistuar menaxheri i kompanisë i cili ka pohuar se mallrat e vjedhura kanë qenë nga magazina e kompanisë.

Tutje sipas Policisë, lidhur me rastin është konsultuar prokurori, me vendim të cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.