Gjendet pa shenja jete në mes të rrugës një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 24 mars, është gjetur i shtrirë në rrugë në Prishtinë, një person pa shenja jete.

Sipas policisë, mjeku e ka konstatuar vdekjen e personit. I njëjti sipas policisë është dërguar për obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shenja jete. Mjeku ka konstatua vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.