Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjashtë burra rrahen mes vete në Pejë

Një mosmarrëveshje i çoi në rrahje 6 burra në Pejë, dje rreth orës 12:30.

Sipas njoftimit të policisë, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Gjashtë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë ndërguar në mbajtje” – njofton Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë me 27 fishekë.

Rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje, lëndim i lehtë trupor dhe kanosje.