Gjakovë, foshnja tre-muajshe dërgohet pa shenja jete në spital

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga Spitali i Gjakovës janë informuar se një foshnje tre-muajshe është dërguar aty pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur më 12.02.2024, rreth orës 20:40.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për obduksion bën të ditur Policia.