Skenë nga filmi ‘Toka brenda meje’. Foto: QKK.

Filmi ‘Toka brenda meje’ shfaqet premierë në festivalin e filmit në Estoni

Filmi artistik “Toka brenda meje” me regji nga Fisnik Maxville, do të shfaqet premierë në festivalin e filmit “Tallin Black Nights” në Talin të Estonisë, ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës.

Edicioni i këtij viti do të mbahet prej 11 deri – 27 nëntor 2022.

Filmi përcjellë Remon, i cili pas disa vitesh në mërgim, kthehet nga Gjeneva në vendlindjen e tij në Kosovë.

Në rolet kryesore luajnë: Florist Bajgora, Luana Bajrami, Armend Smajli, Luan Jaha, Arta Muçaj, Irena Aliu, Kumrije Hoxha, Meli Qena dhe Çun Lajçi.