Fillojnë punimet në krijimin e rrugës së re që lidhë Prishtinën me Fushë Kosovën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar punimet në krijimin e rrugës së re e cila do të lidhë lagjen Lakrishtë me Fushë Kosovën përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes.

Sipas kryetarit Rama krijimi i saj do të shkarkojë komunikacionin në rrugët “Tirana” dhe “Bill Klinton”.

“Reduktim i kolonave përmes krijimit të rrugës së re” – ka shkruar Rama duke bashkangjitur fotografi nga ku po nisin punimet.