Qendra e Rinumërimit të Votave | Foto: KQZ

Dyshimet për falsifikim të rezultateve, 14 të arrestuar në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se 14 persona janë arrestuar të premten, më 13.02.2026 në Gjilan, nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit.

Sipas forcave të rendit, të njëjtit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ata po dyshohen se gjatë datave 29 dhe 30 dhjetor 2025, në Qendrën Komunale të Numërimit dhe Rezultateve, kanë falsifikuar rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Më 13.02.2025 në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar dhe intervistuar 14 persona të dyshuar, kryesues dhe anëtarë të komisioneve numëruese të QKN-Gjilan, me dyshimin se me datat e lartcekura gjatë numërimit dhe regjistrimit të rezultateve dyshohet se kanë falsifikuar rezultatet zgjedhore” – thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.