Komuna Zvecan

Dy të arrestuar në Zveçan, policia gjeti edhe armë

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Mbreti Millutin” në Komunën e Zveçanit. Të njëjtit sipas njoftimit të policisë dyshohet se posedonin armë pa leje.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre, njërit nga ta i është gjetur një pistoletë me dy karikatorë dhe nëntë fishekë. Ngjarja u regjistrua më 05.04.2024.

Gjatë intervistimit nga ana e hetuesve policorë, i dyshuari ka deklaruar se arma nuk është pronë e tij por e shokut të tij, të dyshuarit të dytë të arrestuar.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje.