Ilustrim

Dy aksidente në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga dy aksidente që kanë ndodhur në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, paraditen e së dielës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se njëri ka qenë vetaksident, në të cilin ka mbetur i lënduar një person. Ndërsa në aksidentin tjetër kanë qenë të përfshiera tri vetura, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.