Dronët Bayraktar në Shqipëri. Screenshot: Edi Rama/Facebook

Dronët “Bayraktar” fluturuan mbi Kuçovë

Dy dronë Bayraktar, paralelisht me njëri tjetrin, për të parën herë fluturuan në qiellin e Shqipërisë.

Fluturimi i tyre u bë gjatë ceremonisë së hapjes së bazës ajrore të NATO-s, në Kuçovë.

Në këtë vend, më 04.03.2024, u hap flota e helikopterëve, dronëve dhe avionëve ushtarakë të Aleancës Euro-Atlantike.

Fluturimi i dronëve u përcoll nga krerët e shtetit të Shqipërisë, ushtarakë dhe përfaqësues nga shtete të jashtme.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, në fjalën e tij në ceremoninë e përurimit të bazës së re të NATO-s në Kuçovë ka deklaruar se do jetë baza kryesore e Forcave ajrore ndërsa theksoi se kjo është një pikë strategjike për Aleancën dhe për rajonin.

Ndërkaq, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë që ku ka NATO ka paqe dhe stabilitet.

“Hapja e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë”- ka shkruar Osmani.

Dronët Bayraktar do të fluturojnë mbi qiellin e Shqipërisë me hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë